Madiq: Me kujdes të veçantë të ndiqen rreziqet e paraqitjes së korrupsionit dhe të ndërmerren masa për parandalimin e tyre

Read Time:1 Minute, 6 Second

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq pati fjalën e saj edhe në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare, e cila po mbahet në Zagreb, “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Drejtësia dhe të drejtat themelore.”

Duke folur për korrupsionin, Madiq theksoi se parandalimi efikas dhe lufta kundër korrupsionit nënkupton mbrojtjen e interesit publik dhe të vlerave të shoqërisë demokratike, e për këtë qëllim edhe forcimin e integritetit në institucione.

“Është me rëndësi parësore sigurimi i kushteve për forcimin e integritetit të faktorit njeri në gjyqësor, prokurorinë publike dhe forcimin e sistemit të llogaridhënies dhe transparencës, në përputhje me parimet e sundimit të ligjit. Prandaj, është e nevojshme të ndiqen me kujdes rreziqet për paraqitjen e korrupsionit, të zbatohen në mënyrë proaktive aktivitetet për parandalimin e korrupsionit dhe të zbatohet politikë e pakompromis të shtypjes së korrupsionit”, tha Madiq.

Kompleksiteti dhe sofistikimi i formave moderne të korrupsionit, të zhvilluara si rezultat i zhvillimit social dhe teknologjik global, na bën thirrje për të ndërtuar strategji novatore për kornizë efektive ligjor dhe institucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, me përfshirjen e mjeteve moderne.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është vendosur kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Në kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit, në masë të madhe janë inkorporuar standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bojmacaliev: Formularë po mbërrijnë, janë zëvendësuar mbi 1.300.000 dokumenta udhëtimi
Next post Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor, prioritet i OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë