Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës
Disa infermierë dhe një mjek nga reparti i kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës janë sulmuar në vendin e tyre të punës nga një person i cili ka hyrë me forcë në objekt. Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit dy ditë më parë, deklaroi për Alsat mjeku Ilmi Reçi, i cili ishte në krye të detyrës së bashku me tre infermiere të tjera.
Gjithçka filloi pasi në repart kanë mbërritur dy persona.
Njëri ka pasur lëndime të shkaktuara nga shkaqe të panjohura. Teksa prisnin të hynin te doktori, njëri prej tyre ka filluar të sillej dhunshëm. Ka thyer dritaren dhe derën, është futur te mjekët dhe i ka sulmuar.
Rasti është denoncuar në polici. Sulmuesi është arrestuar, por është lënë i lirë të nesërmen. Mjekët thonë nuk ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës.
Për shkak të situatave të tilla të padëshiruara që kanë ndodhur edhe më parë, mjekët kujdestarë detyrohen të mbyllin derën e repartit pas orës 23.00. Në spitalin e Strugës nuk ka sigurim fizik gjatë gjithë ditës, andaj policia është përgjegjëse për sigurinë.
“Ndërsa ne thërrasim policinë, kalojnë 10-15 minuta para se të vijnë. Reparti i kirurgjisë tani kishte problem, por shpesh ndodhin gjëra në repartin intern. Vijnë të dehur, të droguar dhe bëhet rrëmujë”.
Në fillim të këtij muaji është sulmuar edhe një punonjës i Shërbimit Emergjent mjekësor në Ohër, ndërsa së fundi në shënjestër kanë qenë edhe dy mjekë në ndihmën e shpejtë të Strugës. /Alsat.mk
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating