Xhaferi në takim me Dir: RMV është vend mik dhe përkrahëse e Ukrainës
Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shpreh mbështetja e fortë e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut tregon ndaj Ukrainës, në momentet e vështira të popullit ukrainas.
“Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, qëndrojnë fortë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa është e nevojshme, në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.”
“Ukraina ka mbështetjen edhe për aspiratat e saj integruese në aleancat demokratike të shteteve, dhe në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut e mirëpret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të. Njëherazi, Kryeministri Xhaferi theksoi se krahas themelimit të Këshillit NATO-Ukrainë, si anëtare aleate, Maqedonia e Veriut është pjesë e pakos së mbështetjes së zgjeruar politike dhe praktike për Ukrainën, duke vazhduar me mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.
“Kryeministri Xhaferi konfirmoi se Qeveria është në dispozicion për ndarjen e përvojave në pjesën e integrimit të mëtejshëm të Ukrainës në aleancat demokratike ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se ambasadorja Dir ia uroi Xhaferi marrjen e detyrës së kryeministrit dhe shprehu shpresë se do të vazhdojë të manifestojë mbështetjen e njëjtë të fuqishme ndaj Ukrainës edhe në funksionin e ri.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating