Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

Read Time:42 Second

Ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski do të marrin apanazh. Shuma e kompensimit do të jetë si paga që personi i emëruar ka marrë derisa ka qenë në detyrë.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Nenit 4 të Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruara, shuma e apanazhit që do të marrë ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë 156.482 denarë, ndërsa ajo e Oliver Spasovskit – 153.037 denarë, aq sa kanë qenë pagat e tyre derisa ishin në detyrë.

Krahas së drejtës së apanazhit, Kovaçevski ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e përdorimit të automjetit zyrtar, gjë që i lejohet sipas Ligjit për Automjetet.

Ndryshe, kujtojmë se para disa muajsh paga për zyrtarët u rrit për 78 përqind.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar
Next post “Jo Rusisë, po Europës”, Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin për President: Ka udhëhequr bisedimet për anëtarësim në NATO dhe negociatat me BE