MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

Read Time:45 Second

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se bursat për nxënës dhe studentë janë paguar për të gjithë shfrytëzuesit e  rinj që kanë dorëzuar marrëveshjen për bursë brenda afatit të përcaktuar. Bëhet fjalë për 3300 nxënës dhe 3000 studentë, shfrytëzues të rinj të cilëve u janë paguar mjetet nga muaji shkurt 2024.

“Kandidatët e refuzuar për bursë do të kenë mundësinë e ankesës, pasi të marrin Aktvendimin në mënyrë elektronike, në të cilën është theksuar  arsyeja e mospranimit të aplikimit. Dorëzimi elektronik i Aktvendimit bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjësisht studentit. Kjo është risi e prezantuar për herë të parë këtë vit”, theksojnë nga MASH.

Afatet për ankesa do të fillojnë nga momenti kur nxënësi/studenti merr Aktvendimin. Përgatitja dhe dërgimi i Aktvendimeve zhvillohet në faza, sipas grupeve të bursave dhe të gjithë aplikantët për bursa do të marrin Aktvendim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private në RMV nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe
Next post Jo Rusisë, po Europës – Ahmeti e Taravari tregojnë kushtet për koalicionim pas zgjedhjeve