Në Shkup janë regjistruar gjithsej 57 raste me kollë të keqe

Read Time:48 Second

Në Shkup këtë sezon janë regjistruar gjithsej 57 raste me kollë të keqe, nuk ka të regjistruar me linë, këto të dhëna janë deri më 22 shkurt, ka konfirmuar për AIM-në, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Zv. ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Maja Manoleva, ka konfirmuar dje se është rritur interesimi për vaksinimin kundër kollës së mirë, e njohur në popull si kollë e mirë, pas vizitës në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

“Lajmi i mirë është se interesi për vaksinim është rritur dhe shifrat e tregojnë këtë. Për periudhën 01.01-02.08.2024 janë vaksinuar 669 fëmijë parashkollorë, në periudhën në vijim, pra nga data 02.09 – 21.02.2024 janë vaksinuar gjithsej 872 fëmijë. Gjithashtu, në periudhën 01.01-02.08.2024 janë vaksinuar plotësisht me pertusis 127 fëmijë, ndërsa në periudhën pasuese 264 fëmijë”, tha Manoleva.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri gjithashtu bëri thirrje për vaksinim kundër kollës së keqe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Zgjedhjet presidenciale”, fillon sot mbledhja e nënshkrimeve
Next post LSDM: VMRO-DPMNE dhe ministri i MPB-së po bllokojnë procesin e dhënies së pasaportave