Osmani-Kuleba: Do të jemi cak i Rusisë po humbi Ukraina
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në margjinat e mbledhjes së 56-të plenare të seancës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se takimi është mbajtur me qëllim të mbështetjes së Ukrainës në ditën e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ku Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse sipas tij, nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë ne jemi të radhës.
Osmani theksoi se sot Federata Ruse është kërcënimi më i madh për sigurinë e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Po humbi Ukraina, ne do të jemi caku i radhës i Federatës Ruse. Është e rëndësishme të kemi largpamësi strategjike në vendin tonë, në mënyrë që përfundimisht t’i themi “Jo” Rusisë dhe “Po” për proceset integruese europiane në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.
Ndërkaq, ministri Kuleba, duke theksuar faktin se Maqedonia e Veriut qëndroi fort pas Ukrainës gjatë dy viteve të agresionit, shprehu mirënjohje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për Osmanin për lidershipin dhe mbështetjen e tij.
“E ardhmja jonë është e përbashkët, ajo e ardhme është Bashkimi Europian, e ardhme për paqe dhe prosperitet”, tha Kuleba.
Të dy ministrat patën fjalimet e tyre para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dërguan mesazhe të qarta kundër agresionit rus kundër Ukrainës.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating