“Çdo anëtare e BE-së do të vendos vetë nëse i pranon pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë”

Read Time:38 Second

Përderisa vazhdon “debati” për mundësinë e përdorimit të pasaportave të RMV-së që janë të vlefshme, por me emrin e vjetër, si dhe nëse ato mund të përdoren për të udhëtuar nëpër vendet e BE-së, nga Delegacioni i BE-së në Shkup thonë se njohja e dokumenteve të udhëtimit nga vendet e treta është përgjegjësi në vete e çdo shteti anëtar të Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe obligimet që kanë të bëjnë me ndryshimin e pasaportave, që ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës. Kujtojmë se pranimi i dokumenteve të udhëtimit nga vendet e treta është në kompetencë të çdo vendi anëtare të BE-së”, thonë nga Delegacioni i BE-së për “Sloboden Peçat”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Arrestohet tetovarja, u kap duke vjedhur një kuletë në dhomën e spitalit
Next post Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën