Gjykata Kushtetuese shfuqizon grafën etnike nga certifikatat e gjendjes civile

Read Time:1 Minute, 9 Second

Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendim me të cilin zyrtarisht shfuqizohet grafa e “nacionalitetit” në Ligjin për Evidencë Amë. Paraprakisht, kah fundi i vitit të kaluar, gjykata me masë të përkohshme e ka shfuqizuar lëshimin e certifikatave me grafë “nacionalitet”. Me vendimin e sotëm, tërësisht shfuqizohet kjo grafë në certifikata.

Ky vendim është miratuar në kuadër të lëndës së formuar me iniciativë të dorëzuar nga partia politike Levica, në të cilën kontestohet neni 4 paragrafi 1 pika 2 në pjesën “nacionaliteti”, neni 11 paragrafi 1 pika 1 në pikën “nacionaliteti” dhe nenin 13 paragrafi 1 pika 1 në pjesën “nacionaliteti” nga Ligji për Evidencë Amë.

Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se deklarimi për përkatësi nacionale nuk është e detyrueshme, por mundësi, me çka qytetarët janë të privuar nga e drejta që të mos deklarohen për përkatësinë e tyre nacionale, që për gjykatën është dyshim se është në kundërshtim me lirinë e shprehjes.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në fund të majit e nënshkroi udhëzimin me çka vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes.

Vendimi i Ministrisë erdhi pas informatave në opinion se qytetarë të përkatësive të ndryshme, rrejshëm paraqiten dhe punësohen në vende pune ku kërkohen qytetarë të përkatësive të caktuara. Për shembull, për një vend pune ku kërkohet të punësohet një person me kombësi shqiptare, një qytetar me kombësi maqedonase shkruhet si shqiptar ose anasjelltas.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shkup: Vjedh para nga një ekspoziturë banke dhe arratiset
Next post DOKUMENT/ Zbulohet skandali, Taravari e paguante bashkëpunëtorin nga tre institucione, B.A, pranonte tre rroga në muaj!