Bytyqi: Do të dënohet çdo sjellje joetike e secilit tregtar, inspektorët prej pasnesër në terren

Read Time:1 Minute, 16 Second

Inspektorët e tregut dhe të punës prej pasnesër do të jenë në terren dhe për çdo rritje të mundshme të çmimeve nga normalja e tregut, do të reagojmë në mënyrë adekuate, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në pyetjen e gazetarëve si do të garantohet se prej pasnesër, kur përfurndojnë masat e Qeverisë për çmimet e produkteve ushqimore ato nuk do të rriten në mënyrë drastike, Bytyqi porositi se çdo sjellje joetike e cilitdo tregtar do të dënohet në mënyrën më serioze. Përsëri bëri thirrje të votohet ligji për praktika jo të drejta tregtare, ndërsa nëse ka nevojë të reagojnë edhe Komisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe Organizata për mbrojtjen e konumatorëve.

Sipas tij, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, si dhe Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve janë më të thirrurit të cilët duhet të reagojnë çdoherë kur ka ndonjë ngjarje, ndërsa zgjidhje më adekuate është të votohet ligji për praktika jo të drejta tregtare.

Nëse ka nevojë, paralajmëroi se sërish do shkojë tek Komisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe personalisht do të sjellë parashtresë për kompanitë. Bytyqi ishte në Komision para gjysmë viti dhe i ishte paralajmëruar se ka procedura që të inicohet parashtresë.

Ministria e Ekonomisë tashmë paralajmëroi se nuk do të vazhdohet masa për çmime të garantuara e cila përfundon në fund të muajit dhe do të pritet sjellja e ligjit për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare me të ckilin priten të vendoet rend në konkurrencën jolojale në tregti dhe të çojë drejt uljes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post DOKUMENT/ Zbulohet skandali, Taravari e paguante bashkëpunëtorin nga tre institucione, B.A, pranonte tre rroga në muaj!
Next post I.P.P.K “Mali Sharr” vazhdon me Forumet Rurale, këtë javë në Komunën e Vrapçishtit