Maqedonia e Veriut mbetet vend pjesërisht i lirë, sipas “Freedom House”
Liria globale vazhdoi të përkeqësohej në vitin 2023, një trend që ka vazhduar për 18 vjet me radhë, njoftoi “Freedom House” në raportin e saj vjetor “Liria në botë”.
Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira në shoqërinë e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë, Ukrainës dhe Moldavisë.
Ndër vendet e rajonit, rënien më të madhe në dhjetë vitet e fundit e ka Serbia, e cila ka shënuar rënie prej 21 pikësh, si dhe Bosnja dhe Hercegovina me rënie prej 10 pikësh.
Sipas “Freedom House”, manipulimet zgjedhore, luftërat dhe sulmet ndaj pluralizmit janë shtytësit kryesorë të rënies globale. Pothuajse 38 përqind e njerëzve në botë tani jetojnë në vende të vlerësuara si jo të lira, 42 përqind jetojnë në vende pjesërisht të lira dhe vetëm 20 përqind jetojnë në vende të lira.
“Liria globale bëri një hap të madh prapa në vitin 2023. Bota përballet me një tjetër provë kyçe në vitin 2024, teksa miliarda njerëz shkojnë drejt qendrave të votimit dhe për shkak të shumicës së konflikteve të armatosura, duke përfshirë Evropën Lindore, Kaukazin e Jugut dhe Lindjen e Mesme, shumicës së popullsisë globale do t’i mohohen liritë themelore në vitet e ardhshme, të cilat përfundimisht do të ndikojnë në paqen, prosperitetin dhe sigurinë”, tha Michael Abramowitz, kryetar i Freedom House.
“Pushtimi rus i Ukrainës vazhdoi për një vit të dytë, duke degraduar më tej të drejtat themelore në territoret e pushtuara dhe duke shkaktuar një shtypje më intensive brenda vetë Rusisë. Mohimi i të drejtave politike dhe lirive civile në territoret e diskutueshme ka kufizuar lirinë në disa vende, duke përfshirë disa demokraci”, thekson Freedom House.
Liria në botë përfshinë rezultate dhe raporte të detajuara për të drejtat politike dhe liritë qytetare për 195 vende dhe 15 territore në të gjithë botën.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating