Sot përfundon masa – Nga nesër çmimet në mëshirë të tregtarëve

Read Time:2 Minute, 29 Second

Viti i brishtë sivjet solli fat për konsumatorët, që sot të kenë edhe një ditë shtesë për të blerë me çmime të garantuara, shkruan Alsat.

Kjo pasi që nga 1 marsi produktet ushqimore dhe pijet do të ekspozohen në tregun e ekonomisë së lirë.

Akoma nuk dihet që edhe sa ditë do të duhet që të kaloj gjitha filtrat parlamentar Ligji i ri për tregti jokorrekte, por leximi i parë nuk është vënë as në rend të ditës në seancën aktuale plenare në Kuvend.

Vakumi për disa ditë apo javë është lëshimi i autoriteteve, të cilët nuk u akorduan të sjellin me kohë zgjidhjen ligjore.

Por, nga Këshilli Inspektues thonë se situata mbetet në ndërgjegjen e tregtarëve për mos ngritje të çmimeve.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut ishte aktiv në terren gjatë periudhës që po lëmë pas, atë më së shumti e kanë ndjerë qytetarët sepse rregullisht i kanë kontrolluar çmimet e garantuara. Tani do e lejmë në ndërgjegjen e subjekteve, përkatësisht të prodhuesve dhe të tregtarëve. Jemi në pritje të zgjidhjes sistemore me Ligjin për parandalimin e tregtisë jo-korrekte për produktet ushqimore dhe bujqësore. Gjithsesi Inspektorët e tregut me vigjilencë do të ndjekin situatën në terren dhe shpresoj se marketet do jenë në shërbim të mirë të qytetarëve”, tha Daniela Rendevska, Kryetare e Këshillit Inspektues.

Se shteti nuk përdori me kohë mekanizmat ligjor për të miratuar me procedurë të shpejtë Ligjin për ndalimin e tregtisë jokorrekte, këtë do ta pësojnë qytetarët duke paguar me çmime më të larta që pritet të rriten 10%.

Ndonëse, dje nga Qeveria u bënë thirrje inspektorateve përkatëse që të shtojnë kontrollet në terren, por për kontrollimin e çmimeve nuk ka asnjë kompetencë, thonë nga Inspektorati i tregut dhe Inspektorati i punës.

Mbetet për tu parë që nga e premtja si do të korrigjohen çmimet, të cilat për 6 muaj ishin të garantuara me vendim të qeverisë, ndonëse shumë të kritikuara nga odat ekonomike se po kufizojnë fitimin e tregtarëve.

“Sa i përket çmimeve, jo! Inspektorati shtetëror i punës nuk ka kompetenca të ndërmarrë masa për atë çështje. Kemi definuar kompetenca sipas ligjeve tjera të posaçme, përmes të cilave ndërmarrim veprime”, u shpreh Vesna Tomovska, Drejtoreshë e Inspektoratit të punës.

Kur bëhej fjalë për Ligjin e dokumenteve, Kuvendi bëri të pamundurën që brenda ditës të miratojë ndryshimet, kurse tani nuk e kanë me nxitim ngaqë draft ligji akoma s’ka kaluar leximin e parë në plenare.

Pas saj pritet të kthehet sërish në Komisionin amë, përkatësisht në Komisionin për çështje Evropiane meqë është me flamur evropian, për tu plotësuar me amendamente  dhe sërish të kthehet në seancë plenare për miratim final.

Me ligjin e ri për parandalimin e tregtisë jokorrekte kufizohen furnitorët dhe tregtarët që për prodhimet ushqimore bujqësore të mos ketë marzhë të fitimit më të lartë se 10%. Kjo vjen si pasojë që marketet kanë abuzuar me çmimet duke i rritur me fitime manipulative nga 35-70% më tepër se sa realja në ekonominë e tregut të lirë./Adnan Qaili – Alsat.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Autoritetet nuk posedojnë numër të saktë të fëmijëve të pavaksinuar në Maqedoni
Next post Samiti, Xhaferi: Plani për rritje përfshin edhe Kosovën