Nga sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të punojnë lirshëm në vendet e Ballkanit të Hapur

Read Time:1 Minute, 9 Second

Nga sot funksionon tregu i vetëm i punës në Ballkanin e Hapur, anëtarë të të cilit janë Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, që do të thotë se të gjithë qytetarët nga këto shtete do të mund të punësohen në cilindo nga vendet e iniciativës.

Përparësitë e lëvizjes së lirë të punëtorëve në rajon, pa asnjë pengesë administrative, janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia e kryerjes së punëve sezonale, përmes uljes së deficitit të profesioneve dhe forcimit të besimit të investitorëve e deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.

Aksesi i lirë në tregun e punës prej rreth 11 milionë banorësh pritet të parandalojë ikjen e mëtejshme të trurit dhe të rinjve nga rajoni duke ofruar mundësi punësimi, por edhe për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për personel cilësor, si nga kompanitë vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare që operojnë në rajon.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë që duan të punësohen në një nga anëtarët e Ballkanit të Hapur ose kanë gjetur punëdhënës, duhet të kenë një numër ID, për të cilin mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në disa hapa.

Kjo do të thotë se ata duhet të plotësojnë një formular në platformën (eAdministrata) dhe të bashkëngjitni një dokument të vlefshëm biometrik. Në bazë të të dhënave të paraqitura, autoritetet kompetente gjenerojnë një numër unik identifikimi të Ballkanit të Hapur (IDOB) përmes platformës eAdministrata./Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post 19-vjeçari përplas me makinë një këmbësor në Çair, të lënduar edhe dy të mitur në makinë
Next post Dokumentet personale, MPB: Nga sot caktimi i termineve në mënyrë elektronike