Strugani sulmoi infermieren sepse i ka thënë ta fik cigaren

Read Time:39 Second

Një 52-vjeçar nga Veleshta e Strugës ka sulmuar një infermiere të Repartit për kirurgji pranë Spitalit të përgjithshëm – Strugë, sepse kjo e fundit i ka kërkuar që ta fik cigaren në ambientin e brendshëm spitalor.

Prokuroria Themelore Publike Strugë e cila ka kërkuar paraburgim për 52 vjeçarin, sqaron se i dyshuari në mënyrë agresive është sjellë ndaj infermieres, e ka ofenduar dhe e ka goditur me këmbë në stomak. Pas kësaj situate, i dyshuari është  larguar.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shkurt, ndërsa personi është arrestuar ditën e ardhshme.

“Duke pasur parasysh sjelljen e të dyshuarit, rrezikun që i njëjti ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë sërish infermieren, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për përcaktim të masës paraburgim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Aksidenti në magjistralen Kërçovë – Gostivar/46 vjeçari humb jetën, vajza minorene me lëndime të rënda!
Next post Kryeprokurori Kocevski: Kam parë dhe hetuar shumë krime, por kurrë kaq të rënda sa vrasja e Vanjës