Ademi premton nga Facebooku rritje pagash për të gjitha universitetet – Shaqiri LIKE statusin

Read Time:56 Second

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani deputet nga radhët e BDI-së, ka dalë me premtim  në Facebook, për pagat në universitete. Ademi shkruan se siç themeluan universitetet, tani do të përkushtohen që t’i zhvillojnë të njëjtat.

Deputeti njofton se që nga dita e hënë do të dorëzojnë propozim – ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë. Siç sqaron, ky ligj do të rregullojë koeficientin e pagës.

“Që nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë. Me këtë do të eliminohet çdo mundësi e ndonjë lloj diskiriminimi. Ashtu siç i kemi themeluar dhe zhvilluar universitetet në vend, ne do të #VAZHDOJMË me mbështetje për zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së tyre si dhe të arsimit në përgjithësi”, tha mes të tjerash Ademi.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen është “Like” (Pëlqimi) që i ka bërë  ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga BDI, Jeton Shaqiri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kryeprokurori Kocevski: Kam parë dhe hetuar shumë krime, por kurrë kaq të rënda sa vrasja e Vanjës
Next post Mblodhën nënshkrimet, zyrtarizohen pesë kandidatë për president të Maqedonisë