Xhaferi: Protestat e universiteteve publike janë për politikë ditore, nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive në kohë zgjedhjesh

Read Time:1 Minute, 0 Second

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me protestat e universiteteve publike të cilët kërkojnë rritje të pagave.

Xhaferi tha se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive për shkak se janë shpallur zgjedhjet.

Universiteti “Kirili dhe Metodi” i cili është i vetmi të cilit iu rritën pagat, ka dorëzuar kërkesë për marrëveshje kolektive në datën 11.11.2020, theksoi Xhaferi.

“Më datë 16.07.2021, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, është formuar grupi punues nga zyrtarë të Kuvendit, Ministria e Mbrojtjes, Punës dhe Politikës Sociale, për shqyrtimin e kërkesës. Grupit punues iu bashkuan edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe përfaqësues të UKIM.”

“Grupi i punës ka pasur disa takime dhe dy herë kam marrë pjesë dhe kam udhëhequr mbledhjet. Janë zbatuar deri më 26.12.2022. Kanë përfunduar përmes ndërmjetësuesit, përmes Ligjit për Ndërmjetësim, ndërsa ndërmjetësuesi është caktuar nga MPPS. Është rënë dakord që mbledhjet të përfundojnë me kontratë kolektive dhe më 29.12.2022, unë si kryetar i Kuvendit kam nënshkruar marrëveshjen kolektive me UKIM, e cila ka hyrë në fuqi tetë ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare, dhe të fillojë të përmbushet nga viti 2024”, tha Xhaferi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Selmani: Rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të definojnë pasqyrën e zgjedhjeve parlamentare
Next post Tetovë: Një tjetër qytetar e pëson nga qentë endacakë