Xhaferi në shkollën e tij në Forinë: Kemi udhëhequr institucionet më të larta shtetërore, do të punoj për të arsyetuar besimin tuaj

Read Time:54 Second

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot në shkollën në të cilën ka mësuar në Forinë të Gostivarit, tha se edhe në pozitën e tij të re do të punojë me përgjegjësi për të arsyetuar besimin që i është dhënë.

Në lidhje me festën e 7 Marsit, Ditës së Shkollës së Parë Shqipe, Xhaferi tha se “duhet të kontribuojmë që gjeneratat e ardhshme të kenë arsim më të mirë.”

“Deshi fati që në politikë të na jepet mundësia e përfaqësimit që e kemi dëshiruar me dekada. Mbështetja juaj kulminoi me besimin e detyrave më të rëndësishme në vend duke drejtuar institucionet më të larta. Shtatë vite si kryetar i Kuvendit me përgjegjësi të plota për të arsyetuar besimin tuaj dhe se në mesin tonë kemi bijë dhe bija që i dalin zot çdo detyre dhe besimit”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ai gjithashtu tregoi se një skulpturë të rilindasve që e ka marrë nga ish-ushtarët e tij dhe që e ka mbajtur në zyrën e tij në Kuvend, sot ia dorëzoi drejtoreshës së shkollës në të cilën ka mësuar ai./Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rehabilitimi i Ukrainasve në RMV/ Shkupi shqyrton propozimin, Pendarovski – ideja e Zelenskit e pranueshme!
Next post Të punësuarit në “Pyjet e Maqedonisë” në grevë. Dy muaj pa rroga!