Ademi: Sot dorëzojmë propozim ligjin për rritjen e pagave të punonjësve në institutet publike
Koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot, para deputetëve, grupi parlamentar i BDI-së, do të dorëzojë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.
“Siç intervenuam në Ligjin për arsimin e lartë, ashtu do të bëjmë edhe sot, ku para deputetëve do të paraqesim propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore. Besoj që edhe ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend. Ne jemi shembull që duhet ndjekur sa i përket rritjes së pagave”, deklaroi Ademi.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating