Xhaferi: Kujtimet nga Holokausti i ruajmë nga harresa, që një nga të këqijat më të mëdha të njerëzimit të mos përsëritet kurrë

Read Time:45 Second

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti fjalim në shënim e 81-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve maqedonas, në lokacionin e ish-Monopolit të Shkupit, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore filloi dëbimi i hebrenjve maqedonas në kampin nazist në Treblinka.

Në të njëjtën kohë, delegacioni qeveritar, i kryesuar nga Kryeministri Xhaferi, bëri homazhe dhe vendosi lule para Monumentit të 7144 hebrenjve të dëbuar maqedonas.

Kjo ngjarje në Shkup është pjesë e Programit përkujtimor treditor 1943-2024, organizuar nga komuniteti hebre në këtë vend dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, i cili realizohet nën sloganin „Kujtim – 11 Mars, Holokausti i hebrenjtë maqedonas” dhe në të njëjtin, krahas përfaqësuesve të komunitetit hebre, të pranishëm ishin edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përfaqësues të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë me vendimet e përmbaruesve
Next post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni