Mali Sharr sjell vendimin për ndalimin e lëvizjes me mjete motorike-ratrak jashtë rrugëve të lejuara
Mali Sharr sjell vendimin për ndalimin e lëvizjes me mjete motorike-ratrak jashtë rrugëve të lejuara
Njoftim për opinjonin në lidhje me vendimin për ndalimin e lëvizjes me mjete motorike-
ratrak jashtë nga rrugët e lejuara në teritorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr
Në vitin 2021, opinjoni në maqedoni ra dakord ta mbroj natyrën unike dhe vlerat e pejsazhit të Malit
Sharr. Prej këtu, pothuajse i gjithë mali u shpall si zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë, Park
Kombëtar, ku mbrojtja e pasurive natyrore kombëtare është prioritet dhe shfrytëzimi i natyrës për
interesa ekonomike duhet të jetë nëpërputhje me mbrojtjen e saj. Si institucion i themelur nga
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr
(I.P.P.K. Mali Sharr) obligohet në teritorin e Parkut Kombëtar ta zbatoj mbrojtjen e trashigimisë
natyrore. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, I.P.P.K. Mali Sharr menaxhon
në mënyrë të integruar me të gjithë teritorin, në mënyrë që do të sigurohej: mbrojtje e zonave natyrore
me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare për qëllime kulturore, shkencore, edukativo-arsimore
dhe qëllime rekreativo-turistike; stabiliteti i proceseve ekologjike dhe diversiteti nëpërmjet ruajtjes
së përhershme të rajoneve përfaqsuese fiziko-gjeografike, biocenoza, burimet gjenetike dhe speciet
në gjendje autentike; krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit në përputhje me parimin e zhvillimit
të qëndrueshëm dhe realizimit të qëllimeve kulturore, shkencore, arsimore dhe qëllime rekreative,
të cilat në të njejtën kohë mbrojnë gjendjen natyrore të zonës.
Sipas planit për menaxhim me Parkun Kombëtar Mali Sharr, aktiviteti i skijimit me ratrak identifikohet
si aktivitet i lejuar në të gjitha zonat, përjashtuar këtu zonën rreptësisht të mbrojtur. Mirëpo, për
shkak të lëvizjes së ratrakëve jashtë rrugëve të regjistruara, janë shkaktuar dëme në zonat e larta
malore dhe ky aktivitet shënohet si një nga kërcënimet potenciale për zonën e mbrojtur dhe është e
domosdoshme rregullimi i lëvizjes së tyre.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shteti i vetëm ne Europë, në të cilin mund të praktikohet
skijimi me ratrak në Park kombëtar, ose siç njihet skijim Free Ride. Për më shumë se një vit u
munduam të gjejmë zgjidhje me të cilat do të rregullohet aktiviteti i skijimit me ratrak jashtë qendrës
për skijim Kodra e Diellit. Flasim për aktivitet i cili në Malin Sharr në mënyrë të parregulluar zhvillohet
gati 15 vjet, periudhë në të cilën apetitet ndërmarrëse janë rritur, kështu që prej 1-2 ratrak në fillim,
tani janë prezent 27 ratrak prej të cilëve në baza ditore, 8 deri 10 ratrak mbartin turist shumë thellë
në mal, jashtë qendrës së skijimit Kodra e Diellit.
Në sezonin vjetor 2023/2024, shërbimi teknik i I.P.P.K Mali Sharr ka realizuar më shumë se 60 ditë në
teren, në të cilën grumbulluam informata të mjaftueshme për këtë aktivitet i cili nuk hynë në
kategorinë e eko-turizmit, lëvizja me këto mjete bën dëmtim të përhershëm të natyrës dhe specieve
me çka rrezikohet mbijetesa e tyre, shëmtohet pejsazhi dhe shqetësohen dashamirët e tjerë të
natyrës. Për fat të keq, gjatë shkrirjes së borës, bëhet më e dukshme që në kullotat e larta malore në
të cilat zhvillohet blegtoria tradicionale, shumë hapësira janë të lëvruara dhe me dëshmi të
barinjëve, në vendet ku kanë kaluar këto mjete, delet tashmë nuk kullotin.
Për këtë qëllim, në muajn Mars vitin e kaluar u drejtuam deri tek disa institucione relevante dhe për
shkak të sasisë së pamjaftueshmë të shtresës së borës u soll vendim për ndalim e veprimtarisë.
Gjithsesi, duke e kuptuar rëndësinë e kësaj veprimtarie ekonomike vazhduam të kërkojmë zgjidhje
për rregullimin e saj, kështu që I.P.P.K. Mali Shar, Republika e Maqedonisë së Veriut, deri tek
Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (MMJPH) dërgoi kërkesë për mendim në lidhje
me veprimtarinë që zhvillohet në teritorin e Parkut kombëtar Mali Sharr.
Sipas mendimit të marr nga MMJPH, Këshilli drejtues i I.P.P.K. Mali Sharr morri vendim me të cilin
ndalohet lëvizja me mjete motorike-ratrak jashtë rrugëve të lejuara në teritorin e Parkut kombëtar
Mali Sharr me qëllim të ndalimit të degradimit të natyrës, rrezikimit të mbijetesës së specieve dhe
barazpeshës natyrore në territorin e Parkut kombëtar Mali Sharr, në përputhje me dispozitat e Ligjit
për mbrojtjen e natyrës.
Në diskutimet për rregullimin e veprimtarisë, në mënyrë aktive ishin të kyqur të dy operatorët që i
organizojnë aktivitetet, me të cilët takimi i fundit u mbajt me 16 Shkurt 2024 dhe ju ishte
paralajmëruar vendimi me të cilin ndalohet lëvizja me mjete motorike-ratrak jashtë rrugëve të lejuara
në teritorin e Parkut kombëtar Mali Sharr, me qëllim që në kohë të përgatiten për anulimin e turneve.
Është e qartë se ky vendim do të ndikojë shumë në intereset ekonomike, mirpo të njejtat në asnjë
mënyrë nuk duhet të jenë në dëm të natyrës. Kjo është sezona e fundit turistike në të cilën shiten
turne në të cilat paraqesim shkatërimin e pasurive tona dhe atë para turistëve nga Suedia, Norvegjia,
Franca, Anglia dhe shumë vende të cilat me kujdes e ruajnë natyrën e tyre.
E vetmja mënyrë me të cilën më tej mund të zhvillohet vozitja e ratrakut jashtë zonës së rripit
mbrojtës i cili është i vendosur përreth qëndrës së skijimit Kodra e Diellit është shfrytëzimi i dy
rrugëve të vetme të rregjistruara. Prandaj, për promovim të ardhëshëm të Malit Sharr si zonë me vlera
të jashtëzakonshme, i ftojmë operatorët që të ridizajnojnë produktet, duke iu përmbajtur rregullave
për lëvizje me mjete motorike dhe ate në drejtim të promovimit të formave ekologjike të turizmit, si
skijim me turne, snow shooing, alpinizëm dhe bjeshkatari.
Në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, për organizim të lëvizjes me mjete motorike ose
lëvizje me mjete motorike në natyrë, përveç vendbanimeve dhe të gjitha llojeve të rrugëve, shtigjeve
të rregulluara dhe poligone për vozitje, si dhe ndërmarja e aktiviteteve për shfrytëzim të natyrës në
mënyrë që shkakton dëmtim ose shkatërim të shumëllojshmërisë biologjike ose ndërmarrja e
aktiviteteve për shfrytëzim të natyrës në mënyrë e cila shkakton degradim të tokës dhe humbjen e
pjellshmërisë së saj, janë paraparë sanksione kundërvajtëse për persona juridik me gjoba prej 9.000
deri 140.000 euro në kundërvlerë në denar dhe gjoba për personin përgjegjës të personit juridik në
vlerë prej 500 deri 7.000 euro në kundërvlerë në denar, varësisht prej madhësisë së subjektit dhe
kundërvajtjes, si dhe gjobë për persona fizik në vlerë prej 300 euro deri 450 euro varësisht prej
kundërvajtjes.
Për më tepër, hartën e lëvizjes mund ta merrni nga ueb faqja e I.P.P.K Mali Sharr në linkun në
vazhdim.
https://www.sarmountain.org.mk/sq/soopshtenie/230627-regjim-i-levizjes-me-mjete-motorike-ne-pk-mali-sharr
Average Rating