BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse
BDI i ka reaguar opozitës shqiptare, pas pretendimeve të tyre se ata janë të gatshëm të shkaktojnë krizë politike që do të sabotonte zgjedhjet e drejta dhe demokratike.
Nga BDI thonë se opozita shqiptare këtë po e bën në koordinim me VMRO-DPMNE-në dhe “Levicën” e Apasievit dhe po tentojnë t’i frikësojnë shqiptarët.
“Akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave po dëgjojmë çdo ditë edhe nga VMRO-DPMNE dhe derivatet e saj.
Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë.
Në këtë drejtim ishin deklaratat e mëparshme se “opozita do të bojkotojë zgjedhjet”, që sot të akuzojnë se “BDI po përgatit destabilizim”.
Por, megjithë përpjekjet e opozitës, opinioni e di se kur BDI ka organizuar zgjedhje në këto 23 vite, të njëjtat kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
Njëherësh, apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe luftës speciale që nxit gjuhën e urrejtjes, rrezikojnë rrugën euro-integruese të vendit, si dhe ndihmojnë politikat destabilizuese ruse në vend. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka të qartë të ardhmen e saj – e ajo është integrimi i plotë në Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating