Facebook Messenger aktivizon enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit
Ditën e sotme Meta prezantoi atë që e quan “përmirësimi më i madh në Messenger që kur u lançua për herë të parë në 2011.”
Së pari, enkriptimi fundor do të jetë i aktivizuar në mënyrë automatike për bisedat dhe thirrje private në Messenger dhe Facebook, që do të thotë se komunikimi i sigurte nuk mund të përgjohet nga të tjerë, as nga vetë Meta.
Pasi të përditësohet, Messenger do tu kërkojë përdoruesve të vendosin një kod PIN për të rikuperuar mesazhet në një pajisje të re nëse e ndërrojnë.
Lançimi global do të marrë disa muaj për faktin se aplikacioni ka mbi 1 miliardë përdorues.
Enkriptimi fundor u bë një opsion në Messenger në 2016-ën, por Meta gradualisht po shton përpjekjet për ta integruar plotësisht përballë skandaleve të fundit të kompanisë.
Krahas funksionaliteteve të reja të privatësisë dhe sigurisë, Messenger do të ketë cilësi të përmirësuar imazhi dhe videoje.
Aktualisht po teston dërgimin e përmbajtjeve HD me një numër të kufizuar të përdoruesish përpara se ta implementojë për të gjithë.
Gjithashtu në Messenger përdoruesit mund të editojnë një mesazh të dërguar deri në 15 minuta pas dërgimi. Messenger gjithashtu është pasuruar me kontrollet e luajtjes së mesazheve zanore, luajtjen e mesazheve zanore në sfond jashtë aplikacionit, indikatorët e leximi të mesazheve dhe mesazhet që zhduken pas 24 orësh.
Kjo e fundit është e disponueshme për të gjithë përdoruesit pasi enkriptimi fundor është bërë automatik. /PCWorld Albanian
Të Tjera
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Imazhet e Tokës nga anija kozmike ” Odysseus” e nisur për në Hënë
Mbërrijnë fotot e para të shkrepura nga landeri privat Odysseus që është nisur për në Hënë. Janë fotot të Tokës,...
Krijuam një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar!
Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt...
“Gjyshi i satelitëve” do të bjerë në Tokë orët e ardhshme
Një satelit pionier evropian do të bjerë në Tokë në orët e ardhshme. ERS-2 ishte platforma e fundit e vëzhgimit...
Elon Musk: Pacienti i implantit nga Neuralink mund ta lëvizë miun e kompjuterit përmes të menduarit
Pacienti i parë njerëzor i implantuar me një çip truri nga Neuralink duket se është rikuperuar plotësisht dhe mund ta...
Një gjeni nga Shqipëria është gruaja më e fuqishme e AI në botë
Pak gra kanë aq shumë ndikim në Silicon Valley sikurse Mira Murati, gruaja pas ChatGPT. Gjeniu shqiptar është truri teknologjik dhe...
Average Rating