Në Maqedoni rritet numri i divorceve dhe ulet numri i martesave

Read Time:1 Minute, 5 Second

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2024 janë regjistruar 601 shkurorëzime, që paraqet një rritje prej 23,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të njëjtën kohë, numri i martesave të lidhura është ulur me 14.7%, me 2430 martesa të regjistruara.

Analizat sociologjike tregojnë se faktori kryesor pas rritjes së numrit të divorceve është martesa e nxituar pa njohjen e duhur të partnerëve. Mungesa e komunikimit, dallimet në vlerat e jetës dhe vështirësitë financiare rrisin më tej rrezikun e ndarjes së martesës. Përveç kësaj, ndërhyrja e familjeve në jetën bashkëshortore dhe pamundësia e çifteve të reja për të jetuar të pavarur krijojnë tensione shtesë që shpesh çojnë në ndarje.

Krahas ndryshimeve në martesa, statistikat tregojnë edhe rënie të numrit të lindjeve.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë lindur 3968 fëmijë, me një rënie prej 4,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i vdekjeve është 5174, nga të cilët 10 janë foshnje, që paraqet një rënie prej 1,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Rritja negative natyrore, e cila në këtë tremujor arriti në -1206, tregon për vazhdimin e ndryshimeve demografike që mund të kenë pasoja të rëndësishme social-ekonomike në të ardhmen.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ASH mesazh deputetit Kovaçki: Armata dhe shteti nuk janë “maqedonase”, por të gjithë qytetarëve
Next post Ngjela: Në Maqedoninë e Veriut po vendosen masa ekstreme kundër të drejtave etnike të shqiptarëve