A po i ecë ekonomia Mickoskit?

Read Time:1 Minute, 29 Second

Qeveria dhe opozita përplasen – a po i ecë apo jo ekonomisë? Kryeministri Hristijan Mickoski optimist – thotë se këtë vit do ta mbyllim me 2.8% rritje të BPV, ndërsa nuk do të befasohej nëse në tremujorin e parë kjo rritje të jetë mes 4 dhe 4.5 për qind.

“Këto tregues që paraqiten tregojnë se kemi ardhur deri te gjendja “0” kemi 1.255 miliard euro investime të huaja për vitin paraprak prej të cilave në mënyrë rekorde 400 miliona në tre mujorin e katërt, me çka përsëri jemi vend me më së shumti investime të huaja për kokë banori në rajon dhe ndër tre vendet e para në Europë. Disa parashohin se nuk do të kemi as 1% rritje të BPV”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër opozita me akuza – ekonomia po fundoset, standardi jetësor i qytetarëve në mënyrë drastike po keqësohet, ndërsa pushteti tregon paaftësi dhe jointeresim të plotë për krizën që e ka shkaktuar vetë.

“Këto janë parametrat kryesorë ekonomikë që tregojnë se ekonomia e Maqedonisë nuk po ec mirë dhe qytetarët kanë gjithnjë e më pak para. Inflacioni është rritur dhe është 5%. Çmimet e ushqimeve janë rritur për 20%. Prodhimi industrial ka rënie prej 1,4%, ndërsa eksporti është ulur për 5,9%. Paga ka stagnuar, nuk ka rritje as në pagën minimale, as në atë mesatare”, u shpreh Sanja Llukarevska – deputete e LSDM-së.

Enti i Statistikës doli me të dhëna se inflacioni në shkurt është 5% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Është shtrenjtuar pothuajse gjithçka. Më së shumti është shtrenjtuar ushqimi dhe pijet, për 6,6%. Megjithatë, për kryeministrin këto shifra lidhen me periudhën kur nuk ishte në fuqi masa e qeverisë për kufizimin e marzheve. Ai pret inflacion më të ulët në mars. /TV21/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Tentoi të vrasë një person për borxhe, ngritet aktakuzë ndaj 37-vjeçarit
Next post Produktet ushqimore që shënuan rritje më të madhe të çmimeve në Maqedoninë e Veriut