
Këngëtari Vlladimir Bllazhev që performonte në diskotekën në Koçan, ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit
Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.
Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë.
Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.
Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për daljet.
Sipas pamjeve nga koncerti të shpërndara në rrjetet sociale, teksa grupi është duke kënduar, i shoqëruar me fishekzjarre skenike, një strukturë në tavan fillon të digjet, brenda pak sekondash ata tentojnë ta shuajnë zjarrin me mjete për shuarje, gjatë së cilës në mikrofon dëgjohet një zë që thërret “Të gjithë largohuni”.
Të Tjera
Faton Ahmeti: Shqiptarët janë shqiponja – nuk mund të zihen me zagarë!
Shefi i Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Faton Ahmeti, ka mbajtur sot një konferencë për media ku komentoi...
Fushata zgjedhore fillon zyrtarisht sot edhe pse kandidatët prej muajsh promovojnë idetë e tyre
- Advertisements - Zyrtarisht filloi fushata zgjedhore e cila përfshin 19 ditë promovim dhe një ditë heshtje zgjedhore. 1 832...
Faton Ahmeti jep mesazhin e parë në nisje të fushatës: Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve
Me nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore, Shefi i Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Faton Ahmeti, mbajti një konferencë...
“Çair 2040”, Osmani prezanton vizionin afatgjatë për zhvillimin e komunës
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, prezantoi programin e tij zgjedhor me prioritete të qarta, afatshkurtra dhe afatgjata, duke...
Shqiptarët nuk janë “zagarë, por katër zëdhënsit e VMRO-së!
Shqiptarët nuk janë “zagarë”. Aq më pak ata të VLEN, që janë dinjitozë. Por këtë shtrembërim duhet ta sqarojë ai...
Aleanca për Shqiptarët: Shqiptarët folën qartë – VLEN-in e pret një turp i madh zgjedhor
Konventa madhështore e Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI, e mbajtur mbrëmë në Shkup, vulosi fitoren e madhe të 19...
Average Rating