
Studentët solidarizohen me viktimat/ Tubimi para USHKM-së nuk u lejua të shëndërrohet në protestë!
Para Fakultetit Juridik është hapur Libri i Ngushëllimeve dhe në kutitë e vendosura mund të bëhen donacione, të cilat do t’i dhurohen Kryqit të Kuq. Tubimet studentore do të mbahen çdo ditë nga ora 12:00 çdo ditë deri më 21 mars 2025.
Në tubimin që u zhvillua mesditën e sotme përballë ndërtesëqs së Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, disa nga studentë e pranishëm ju përkeqësua gjendja dhe ka intervenuar ndihma e shpejt.
Për këtë arsye disa herë janë ndërprerë fjalimet e rektores Biljana Angelova dhe ministres së Arsimit Vesna Janevska.
VESNA JANEVSKA – MASH
“Ne jemi të gjithë së bashku për të shprehur ngushëllimet tona më të thella dhe respektin për të ndjerin dhe familjet e tyre. Faleminderit për praninë tuaj sepse prania juaj do të thotë ndërgjegjësim, solidaritet, humanizëm, ndarje jo vetëm të së mirës, por edhe trishtimit dhe dhimbjes. Ne jemi të gjithë së bashku për të ndihmuar të gjallët të kapërcejnë pikëllimin e tyre. Do të citoj vargje nga Aco Shopov: “Nëse ke diçka të pathëne, diçka që të shtyn dhe të djeg, thuaje në heshtje të thellë, heshtja do ta thotë vetë”- tha ministri dhe u ndërpre nga britmat se po vinte një ambulancë.
Pasi u tha se ishin thirrur disa ambulanca, ministrja tha:
– Është e qartë se e gjithë kjo po zgjatë shumë. Mesazhi juaj është marrë.
Në një moment, turma e mbledhur filloi të bërtiste, pas së cilës përfaqësuesi i studentëve u detyrua t’i qetësonte nga podiumi:
Ju lutemi heshtni, ky është një tubim paqësor. Ne duhet t’i japim nderimet tona në paqe dhe heshtje. Tubimi është për të nderuar viktimat, jo për të protestuar. Ju lutemi na lejoni t’i bëjmë nderimet tona në paqe dhe heshtje. Dhe nëse duhet të ndihmojmë, le të ndihmojmë të gjithë. Dhe si studentë, le të solidarizohemi në momente si këto, tha ai.
Para Fakultetit Juridik është hapur Libri i Ngushëllimeve dhe në kutitë e vendosura mund të bëhen donacione, të cilat do t’i dhurohen Kryqit të Kuq.
Të Tjera
Dy banorë të Orashës rrihen ndërrmjet vete në Tetovë
Më datë 17.03.2025 në ora 10:15 në SPBTetovë, personi B.R.(36) nga fshati Orashë eTetovës, ka raportuar se rreth orës 10:00...
“Fatmir kopuki”, Besa Kadriu shpërthen me akuza ndaj ministrit të Besës!
Në një prononcim për Klan Maqedoni, Besa Kadriu thotë se nuk është shkarkuar nga pozita, por ka dhënë dorëheqje shumë...
Besa Kadriu me akuza të rënda për Lëvizjen Besa/ “Jam larguar, nuk i bëj “amin” qëndrimet e Mickoskit
LËVIZJA BESA: KADRIU ËSHTË DORËHEQUR, NUK ËSHTË “BESA” Në një prononcim për Klan Maqedoni, Besa Kadriu thotë se nuk është...
Zbulohet një depo karburanti pranë diskotekës “Puls” – MPB po heton praninë e naftës
Prokuroria Publike ka konfirmuar praninë e një depoje karburanti pranë diskotekës “Puls”, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150...
Pas tragjedisë në Koçan, Toshkovski fillon me shkarkime në MPB
Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas tragjedisë në Koçani ka marrë vendim për shkarkime në pozitat udhëheqëse në...
Mickoski: Çdo objekt që nuk i plotëson kushtet, do të mbyllet dhe do të sanksionohet
Kryeministri i vendit, Hristjan Mickoski në paraqitjen e sotme para mediave bëri të ditur se është duke u zhvilluar aksion...
Average Rating