
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kreu i Koçanit: Prokuroria të më hetojë edhe mua
Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 59 persona, e numri i të plagosurve arriti të paktën 155, kryetari i kësaj bashkie ka dhënë dorëheqjen mesditën e sotme.
Lajmi konfirmohet nga vetë ai, Lupçjo Papazov, përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij “Facebook”.
Papazov shkruan se kjo tragjedi ka sjellë momente shumë të vështira për Maqedoninë e Veriut, teksa në fjalë të tjera u shpreh se është e udhës për të dhënë dorëheqjen, pasi humbja është e madhe.
Po kështu, thirrje të veçantë i bëri organit të akuzës që të zhvillojë hetime edhe ndaj tij në rast se vihen re përgjegjësi të mundshme të tij si kryebashkiak për këtë tragjedi.
Ai shkruan me dhimbje se i lutet Zotit për shpirtrat e të gjithë viktimave, familjeve, të tyre, pasi Papazov i njihte dhe i kishte si fëmijët e tij, siç u shpreh ai në postim.
Të Tjera
Dy banorë të Orashës rrihen ndërrmjet vete në Tetovë
Më datë 17.03.2025 në ora 10:15 në SPBTetovë, personi B.R.(36) nga fshati Orashë eTetovës, ka raportuar se rreth orës 10:00...
“Fatmir kopuki”, Besa Kadriu shpërthen me akuza ndaj ministrit të Besës!
Në një prononcim për Klan Maqedoni, Besa Kadriu thotë se nuk është shkarkuar nga pozita, por ka dhënë dorëheqje shumë...
Besa Kadriu me akuza të rënda për Lëvizjen Besa/ “Jam larguar, nuk i bëj “amin” qëndrimet e Mickoskit
LËVIZJA BESA: KADRIU ËSHTË DORËHEQUR, NUK ËSHTË “BESA” Në një prononcim për Klan Maqedoni, Besa Kadriu thotë se nuk është...
Zbulohet një depo karburanti pranë diskotekës “Puls” – MPB po heton praninë e naftës
Prokuroria Publike ka konfirmuar praninë e një depoje karburanti pranë diskotekës “Puls”, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150...
Pas tragjedisë në Koçan, Toshkovski fillon me shkarkime në MPB
Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas tragjedisë në Koçani ka marrë vendim për shkarkime në pozitat udhëheqëse në...
Mickoski: Çdo objekt që nuk i plotëson kushtet, do të mbyllet dhe do të sanksionohet
Kryeministri i vendit, Hristjan Mickoski në paraqitjen e sotme para mediave bëri të ditur se është duke u zhvilluar aksion...
Average Rating