
Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.03.2025), nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar.
Nga MPB thonë se kontrollet janë kryer me qëllim të zbulimit të tregtisë së paligjshme të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që ushtrojnë veprimtari hoteliere dhe veprimtari të tjera të paligjshme.
“Janë bërë kontrolle në 16 objekte hoteliere (TE-10 dhe GV-6), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHP dhe DMSH, ndërsa ISHP ka mbyllur dy objekte në Tetovë”, thonë nga MPB.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating