Arrestohen dy persona për vrasjen e mjekut në Shkup/ Motivi nuk ka lidhje me profesionin
Në lidhje me vrasjen e mjekut në lagjen Hekurana të Shkupit janë arrestuar dy persona, ndërsa në një lokacion ka pasur bastisje, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ai theksoi se janë kryer 20 veprime hetimore dhe se në këto shtatë ditë janë kontrolluar mbi 50 kamera, përkatësisht video incizime.
“Po kryhen bastisje në një vend të caktuar. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, ka gjurmë të caktuara materiale që na çojnë te këta të dyshuar, janë ndaluar dy persona dhe shpresoj që në një kohë sa më të shkurtër të dalim me detaje për këtë pjesë të veprimeve hetimore“, tha Toshkovski.
Ministri shtoi se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.
Javën e kaluar, një mjek 67-vjeçar nga lagjja Hekurana e Shkupit u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij të parkuar.
Siç informuan nga MPB-ja, mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Hekurana”.
Trupi i tij i pajetë, siç bëhet me dije nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike , është gjetur nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë të cilët kanë kishin dalë ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating