
Kuvendi i anulon të gjitha aktivitetet për këtë javë për shkak të tragjedisë në Koçan
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke përfshirë edhe brifingun me gazetarë për shkak të tragjedisë në Koçan, bën të ditur Pres shërbimi i Kuvendit
Vendimi është miratuar në koordinimin e sotëm të mbajtur në Kuvend ku morën pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, nënkryetarja Vesna Bendevska dhe koordinatorët e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, VLEN-it, ZNAM-it dhe partisë “E Majta”, si dhe përfaqësues i Qeverisë dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.
“Të pranishmit njëzëri u pajtuan që duke pasur parasysh ndjenjat e të gjithë qytetarëve pas tragjedisë në Koçan, duke shprehur nderimin për të gjithë viktimat dhe shpresën se të lënduarit do të kthehen në gjendje të mirë shëndetësore sa më shpejt, Kuvendi t’i anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke e përfshirë edhe brifingun me gazetarët”, thuhet në komunikatë.
Të Tjera
Partitë presin ftesën e Filipçes, pastaj do të thonë a do të marrin pjesë në takim, BDI ka kusht
Partitë parlamentare presin ftesën zyrtare nga lideri i LSDM-së, Venko Filipçe dhe më pas do të vendosin nëse do të...
Iftari te Kurti, Taravari: Është biseduar për të gjitha temat aktuale politike
Asnjë informacion publik rreth takimit të një dite më parë të krerëve të VLEN me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti,...
Fronti Europian dërgoi kërkesë zyrtare tek Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan
Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër...
Dalja nga VLEN dhe dorëheqja nga pozita e ministrit! Çfarë e pret Taravarin ?!
Koalicioni VLEN po përballet me një tension të brendshëm të shkaktuar nga mospajtimet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben...
“Kush e ka radhën”, protestoi para parlamentit: Kërkojmë publikimin e dokumenteve të diskotekës “Puls”
Lëvizja qytetare “Kush e ka radhën” sot ka protestuar para Kuvendit, duke kërkuar drejtësi për viktimat e tragjedisë në diskotekën...
Mbani gati ombrellat, edhe javën e ardhshme pritet mot me shi
Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos në orët...
Average Rating