
Dalja nga VLEN dhe dorëheqja nga pozita e ministrit! Çfarë e pret Taravarin ?!
Koalicioni VLEN po përballet me një tension të brendshëm të shkaktuar nga mospajtimet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.
Shkruan POPULLI.mk
Ndërkohë që të gjitha partitë e tjera në këtë koalicion—Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa janë të vendosura të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale, Taravari insiston që ASH të dalë e vetme në listat për këshilltarë. Ky qëndrim ka krijuar përçarje brenda VLEN-it dhe ka sjellë mospajtime mes tij dhe liderëve të tjerë të koalicionit: Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit.
Në mesin e këtyre përplasjeve, është ngritur çështja nëse Arben Taravari do të largohet nga VLEN. Sipas disa informacioneve që ka siguruar POPULLI.mk, në rast të një vendimi të tillë, tre deputetë të ASH – Rijad Shaqiri, Salim Sulejmani dhe Mimoza Musa nuk do të ndiqnin Taravarin në një bashkëpunim të mundshëm me Ali Ahmetin.
Kjo do të thotë se një largim i tij do të linte ASH-në e Taravarit të përçarë dhe me një ndikim të reduktuar në skenën politike.
Situata mbetet e tensionuar, veçanërisht pasi Taravari raportohet se ka pasur përplasje jo vetëm me partnerët e tij në VLEN, por edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Të dhënat që ka siguruar POPULLI.mk sugjerojnë se në ditët në vijim mund të ketë zhvillime të reja, duke përfshirë edhe një dorëheqje të mundshme të Taravarit nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Në rast se kjo ndodh, do të jetë një sinjal i qartë për një rikonfigurim të skenës politike dhe një krizë të mundshme brenda ASH-së dhe VLEN-it vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale, por ndoshta edhe ato parlamentare (të parakohshme).
Të Tjera
Blerim Sejdiu pyet Taravarin: Nëse VLEN nuk ka fuqi, pse funksionarët e tij pranuan poste?
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që përpiqen të zvogëlojnë rolin e...
Forumi i procesit të Ballkanit në Sofje/ Presidenti Begaj ndalon në Shkup për takime me zyrtar të vendit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është nisur ditën e sotme për në Sofje të Bullgarisë, për të marrë...
BDI: Kryeministri pranon kapjen e shtetit: “Ligji im” mbi Kushtetutën dhe ligjet e vendit
Shqetësuese dhe skandaloze është deklarata e Kryeministrit sot në Parlament, i cili në arrogancën e tij, konfirmoi publikisht atë që...
Durmishi: Moralisht jam i pastër, kam bërë revizion ad-hok dhe kam kërkuar që autoritetet të shohin punën në Ministrinë e Ekonomisë
Që nga fillimi si ministër i Ekonomisë dhe Punës kam kërkuar nga Enti Shtetëror i Revizionit që të bëjë kontroll...
Faton Pollozhani takon Ali Ahmetin
“Sot pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, me të cilin zhvilluam një takim...
ASH-Sela: Takimi Mickoski-Filipçe, për të mbrojtur njëri-tjetrin, oligarkinë maqedonse dhe forcim i shtetit monoetnik
“Takimi i sotëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit pro forma të opozitës së kontrolluar maqedonase, Venko Filipçe, është vetëm...
Average Rating