
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar dy bashkëpartiakët e tij, ish-ministrin Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtorin Bekim Maksuti, të cilët ndodhen në paraburgim padrejtësisht në burgun e Shutkës. Ahmeti këtë e quan si një hakmarrje politike dhe se kjo padrejtësi do të marrë fund së shpejti, shkruan ai.
“Dje, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, dy shokët tanë, Kreshniku dhe Bekimi, ish-funksionarë publikë, nuk e festuan pranë familjeve të tyre. Ata e pritën këtë ditë të madhe pas grilave të burgut të Shutkës, si të burgosur politikë. Në vend që të ishin pranë fëmijëve të tyre, duke ndarë gëzimin e festës, ata e kaluan këtë ditë në qeli, padrejtësisht të privuar nga liria. Ndërkohë, familjet e tyre, me zemër të thyer, e pritën Bajramin mes dhimbjes dhe mungesës, të vetëdijshëm se kjo nuk është drejtësi – kjo është hakmarrje politike.
Ne, bashkë me Kreshnikun dhe Bekimin, besojmë fort se kjo padrejtësi do të marrë fund, shumë shpejt! Por kjo nuk do të harrohet. Do të mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e këtij vendi, një kujtesë e hidhur se edhe sot, në shekullin e 21-të, pas gjithë fjalëve boshe për demokraci, barazi dhe drejtësi, ndëshkimi politik por edhe ai etnik vazhdon të jetë realiteti ynë.
Kjo nuk është vetëm çështje e Kreshnikut dhe Bekimit – kjo është një çështje që prek çdo qytetar që beson në barazi, sepse kur padrejtësia bëhet normë për një, bëhet kërcënim për të gjithë! Sot janë ata pas grilave, nesër mund të jetë kushdo! Por le të jetë e qartë: e vërteta mund të shtypet përkohësisht, por nuk mund të shuhet. Drejtësia vonon, por kurrë nuk dështon!”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në FB.
Të Tjera
Faton Ahmeti: Bilall Kasami paska zbuluar “kërcënimin” e radhës për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut: Tiranën zyrtare dhe kryeministrin Edi Ramën!
Po kur skena politike në Shkup nis të ngushtohet, gjithmonë ka nga ata që shpikin “armikun e jashtëm” për të...
Lloga: VLENI frikohet t’i reagojë Stoilkoviçit e Mickoskit, por fryhen si gjela ndaj shqiptarëve
“Lotet e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro...
Kasami: Edhe pa Taravarin, VLEN-i peshon njësoj! Taravari: Ngatërrim numrash dhe ekuacionesh
Për kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pesha e koalicionit VLEN është e njëjtë edhe pa Taravarin. “Unë vlerësoj se...
Arrestimet për tragjedinë në Koçan, reagon edhe VLEN
Koalicioni VLEN rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e shprehur publikisht. Nuk duam që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë...
Opozita me shumë dyshime për hetimin! Akuza për anësi dhe përpjekje për nxitje tensionesh
Partitë opozitare kanë vazhduar reagimet për mënyrën se si po zgjerohet dhe zhvillohet hetimi për tragjedinë në Koçan. BDI shkruan...
Faton Ahmeti: Ky nuk është sulm ndaj një partie, por ndaj një populli
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar ngjarjet e fundit se...
Average Rating