
Osmani: Hetimi në tragjedinë e Koçanit është selektiv, Kreshnik Bekteshi nuk ka faj!
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se ka qenë për vizitë tek familja e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili u arrestua nën akuzat për tragjedinë e Koçanit.
“Një pjesë e madhe e familjes së Kreshnik Bekteshit kanë qenë të burgosur politik në vitet e 80-ta dhe 90-ta, mirëpo e pash që janë të shqetësuar për lidhjen që po bëhët ndërmjet Kreshnikut dhe tragjedisë së Koçanit. Është e habitshme se si në një vend kandidat për në BE të kurdisen kështu narrativi për këso tragjedi vetëm që të ikin nga përgjegjësia. Prandaj mesazhi I asaj vizite ishte njerëzor, mirëpo më la përshtypjë forca e familjes Bekteshi”, tha Osmani.
Osmani tha se Bekteshi po mbahet padrejtësisht në burg, më qëllimin e vetëm që pushteti të mbrojë fajtorët e vërtetë.
“Për pafajsinë e Kreshnik nuk e them vetëm unë, e thonë ekspert të fushës, në rrjete sociale, në media etj. Shqiptarë dhe maqedonas po pajtohen me këtë mendim, që një ministër I BDI-së me qëllim po akuzohet padrejtësisht. Kjo është padrejtësi ndaj një qytetari të këtij shteti, prandaj nuk guxojmë të heshtim, sepse eshte rast I kapjes së shtetit nga partia. Po mbrohen ata që janë përgjëgjës dhe po akuzohet dikush tjetër. Nuk guxojmë të heshtim dhe të normalizojmë këso ngjarje degraduese”, tha Osmani.
Të Tjera
Pacienti sulmon dy punonjës të Spitalit Klinik në Tetovë – arrestohet 23-vjeçari nga Tearca
MPB njofton se me datë 13.04.2025 në ora 22:45 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga...
Zjarr në Burgun e Tetovës
Me datë 13.04.2025 në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në INKP Tetovë – Burgu i Tetovës, ka...
Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i...
Tetovë: 91-vjeçari qëllon me armë, arrestohet nga policia
MPB njofton se me datë 14.04.2025 në ora 01.55 në rrugën ,,116” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektoripër Punë të...
Palevski: Nuk ndihem as si përbindësh, as si vrasës
Në Gjykatën Penale Themelore në Shkup ka filluar dëshmia e Lupço Palevskit, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja...
Tetë bomba dore kashikara në Bogovinë, policia punon në zbardhjen e rastit
Në Bogovinë janë gjetur 8 bomba dore të tipit kashikara, bombat janë gjetur në një sënduk. Gazetari jonë Bashkim Sulejmani...
Average Rating