
“Nuk përfaqësojnë klubin e as Ballistët” – KF Shkëndija distancohet nga individët që thyen minutën e heshtjes
Pas njoftimit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka reaguar Klubi i Futbollit Shkëndija duke thënë se si klub “respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme.
Nga Shkëndija kanë sqaruar se individët të cilët thyen minutën e heshtjes, nuk përfaqësojnë klubin dhe as tifozërinë e këtij ekipi, “Ballistët”.
“KF Shkëndija me përgjegjësi të plotë ndjek dhe respekton çdo vendim institucional që ndërlidhet me momente të ndjeshme për shoqërinë. Si klub, e kemi përjetuar thellë tragjedinë e ndodhur në Koçan, një ngjarje që ka tronditur gjithë vendin dhe që ka ndikuar emocionalisht edhe në përditshmërinë tonë. Kjo ndjenjë ishte e pranishme në çdo seancë stërvitore gjatë këtyre ditëve dhe u reflektua edhe në ndeshjen ndaj AP Brera, ku pavarësisht fitores 2:1 dhe ruajtjes së vendit të parë në tabelë, skuadra nuk përjetoi gëzimin e zakonshëm pas ndeshjes.
Në këtë kuadër, Shkëndija e respektoi minutën e heshtjes të vendosur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në nderim të viktimave. Megjithatë, gjatë këtij momenti, një grup individësh në tribunë zgjodhi të mos e respektojë heshtjen, sjellje që nuk përfaqëson as klubin, as tifozërinë në tërësi. “Ballistet”, të cilët zakonisht qëndrojnë në tribunën “Marshin Beqiri” mbrapa portës, kësaj radhe ishin të vendosur në tribunën qendrore. Në stadium ishin të pranishëm rreth 3-4000 spektatorë, ndërsa vetëm një grup prej afërsisht 20 individësh tregoi sjellje të papërgjegjshme, e cila nuk përfaqëson ndjenjat, solidaritetin dhe respektin e shumicës së tifozëve të pranishëm.
“Ballistet” janë lojtari i 12-të i klubit dhe gjithmonë kanë qenë pjesë e pandashme e Shkëndijës, por sjellja e papërgjegjshme e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin.
KF Shkëndija shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria”, thuhet në njoftimin e Shkëndijes.
Të Tjera
Ali Ahmeti kujton Mujdin Aliun
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përms një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 26...
Supermarketet dhe barnatoret nga e premtja me detyrim t’i publikojnë çmimet online
Nga e premtja, të gjitha supermarketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobiljeve do të jenë të detyruara t’i publikojnë...
Heshtja dy mujore e Ziadin Selës ngjall spekulime për lëvizje drejt VLEN-it
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, që nga 18 shkurti nuk ka publikuar asnjë deklaratë apo qëndrim politik publik,...
Ambasadori Kuqi nga Norvegjia kthehet në Maqedoni, i caktohen masat e sigurisë
Prokuroria kërkoi, ndërsa Gjykata e Koçanit i caktoi masën e sigurisë për Driton Kuqin, i cili është ambasador aktual në...
Aleanca për Shqiptarët e Taravarit sot do të vendosë a do të dalë me VLEN-in në zgjedhje apo e vetme
Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Arben Taravarit sot do të mbajë Kryesinë Qendrore në të cilën partia do të vendosë...
Mafia urbane lulëzon në Tetovë: Shkeljet që mbajnë vulën e Bilall Kasamit dhe ekipit të tij
Brenda një muaji në Komunën e Tetovës shpërthyen disa ‘krime’ urbanistike, si shitja e ish Monopollit, legalizimi me shumë shkelje...
Average Rating