
Osmani: VLEN po bën punë anti-shqiptare, u vendosën në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se VLEN po kryen vazhdimisht punë anti-kombëtare, pasi sipas tij kanë shkelur çdo parim të garantuar nga Marrëveshja e Ohrit, si garancë për arritjet dhe përfaqësimin shqiptar.
“Vlen është duke bërë punë anti-kombëtare nga dita kur u bënë pjesë e qeverisë pa legjitimitet. Hyrja e Vlen-it në qeveri si preferencë e kryeministrit e jo nga legjitimiteti, theu parimin e kontrollimit të proceseve në shtet nga shqiptarët. U thyen vijat e kuqe të miratuara nga ata që luftuan në vitin 2001 dhe sipas parimeve të miratuara nga Marrëveshja e Ohrit. Parimi kryesor ishte të respektohen shqiptarët, ndërsa VLEN me dy këmbë shkelën mbi ato parime”, tha Osmani.
Osmani tha se nuk komenton ngjarjet e fundit në VLEN kur po flitet për krisje të raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit.
“Ne njihemi me shumëkë brenda partive politike. Ne nuk duam të ndërhyjmë në dinamikat brenda palëve në VLEN. Ne e dijmë që çka do që ndodh, do të lë pasoja që më vite nuk do të mund t’i rregullojmë sepse VLEN i shkeli këto parime që i kishim, një ndër ta ishte balancuesi. Nuk ma më badentër, as në Gjykatë Kushtetuese nuk ka më respektim të badentërit, pra çdo parim u thye”, tha Osmani.
Ai shtoi se BDI po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për zgjedhje lokale, pasi siç tha ai kanë ndodhur ngjarje për të cilat nuk durohet më.
Të Tjera
Arben Taravari: U brengosa pse nuk më ftuan në takimin e sotëm të VLEN-it!
Pas deklaratës së Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj, Arben Taravari, se partia do të garojë e vetme në...
VLEN pa ASH-në? Taravari nuk ftohet në mbledhjen e liderëve në Shkup
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhtit tha se sot me fillim nga ora 14 do të...
Sot ditëlindja e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, një nga të parët që veshi uniformën e UÇK-së
Sot është datëlindja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare...
Durmishi: Të gjithë shitësit me pakicë nga 18 prilli duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre
Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon vazhdimisht në masat dhe politikat për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen...
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë – një person me lëndime të rënda
Më 15.04.2025 në ora 19:10 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, pas nyjës Kamjan, ka ndodhur një...
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472...
Average Rating