
BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pyet – kush ka frikë nga formimi i një komisioni anketues në Kuvend me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me vëzhgim ndërkombëtar nga OSBE, SHBA dhe Bashkimi Evropian?
Tragjedia në Koçan e nxori në pah të vërtetën për kapjen e plotë të shtetit. Qeveria jo vetëm që nuk parandaloi një katastrofë që për një vit ishte e njohur për institucionet përkatëse, por e keqpërdori sistemin për të mbrojtur përgjegjësit.
Fillimisht, duke ushtruar presion politik mbi prokurorinë – përmes frikësimit të prokurorit me aktivistë partiakë, më pas me iniciativën për shkarkimin e tij, dhe në fund duke i premtuar mbajtjen në detyrë nëse zbatonte rregullat e imponuara.
Përveç kësaj, qeveria ushtroi presion mbi mediat, shoqërinë civile dhe çdo zë kritik, duke e kthyer shtetin në një mjet partiak për të amnistuar fajtorët.
Pas tragjedisë, në vend të një përgjigjeje institucionale, po shohim një drejtësi selektive – një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë tek të tjerët, pa hetuar ata që vërtet ishin përgjegjës për parandalimin.
Dy javë pas tragjedisë, Kuvendi nuk pati guximin as të organizojë një seancë përkujtimore, sepse kontrolli partiak mbi institucionet është më i fortë se përgjegjësia morale dhe shoqërore.
Prandaj, i bëjmë thirrje deputetëve të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre, të mendojnë për familjet e viktimave, për besimin në sistem dhe të nënshkruajnë kërkesën e Frontit Evropian për formimin e një komisioni anketues në Kuvend.
Drejtësia selektive do të jetë burim i një mosbesimi të madh dhe i një deformimi të sistemit në të ardhmen.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj së vërtetës, transparencës dhe drejtësisë – dhe nuk do të lejojmë që kjo tragjedi të mbyllet pa një hetim të plotë me vëzhgim ndërkombëtar.
Bashkimi Demokratik për Integrim
Të Tjera
Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21
Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari,...
Taravari: Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin
Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN...
Gashi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Romëve
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për Ditën e Romëve. “Me...
Sela takohet me presidentin e Shqipërisë: Biseduam për situatën e shqiptarëve në RMV
Kryetari i Aleancës për Shqipëtarët, Ziadin Sela në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot në Tiranë është...
“Sonte e largojmë Arben Taravarin nga VLEN-i?”
Situata e fundit në koaliconin VLEN kanë trazuar politikën në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Sa do e vogël të...
Trupi i pajetë i Aleksandar Karadakoskit, është sjellë në Maqedoni dhe do të varroset nesër në Koçan
Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktima e 60-të nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, është transportuar dje nga Lituania në...
Average Rating