Gjysma e krimeve po kryhen nga të huajt! Nis debati për kufizimin e migracionit në Gjermani

Read Time:54 Second

Në Gjermani ka nisur një debat për kufizime të emigracionit, pas daljes së të dhënave se gjysma e krimeve në vend po kryhen nga shtetas të huaj.

“Ky zhvillim shumë negativ tregon se sa e tensionuar është situata me integrimin e të huajve dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë urgjente për një kufi të sipërm vjetor të numrit të emigrantëve,” tha Ministri i Brendshëm i Saksonisë, Armin Schuster i CDU.

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag për Punët e Brendshme, Alexander Tromm, i kërkon qeverisë së Olaf Scholz një “kthesë” për politikën e migracionit.

“Kur flasim për emigracionin e refugjatëve, duhet të flasim edhe për imigrimin e atyre që vijnë këtu për shkak të varfërisë”.

“Përveç kësaj, shumë emigrantë vijnë në Gjermani kanë përvoja të lidhura me dhunën dhe krimin në vendet e tyre të origjinës,” tha Trom.

Politikanët e opozitës theksojnë veçanërisht faktin se 41 për qind e të gjitha krimeve kryhen nga të huajt, d.m.th. personat pa shtetësi gjermane, pavarësisht se ky grup shtetasish përbën 15 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Nesër Fitër Bajrami, festë shtetërore dhe ditë e lirë për të gjithë qytetarët në RMV
Next post Osmani për mundësinë e heqjes së Balancuesit: Teza raciste, etnofobe dhe albanofobe