
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmoi Keshishev
Procesi gjyqësor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon me dëshminë e të akuzuarit Vllatko Keshishev, i cili duhet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësve të të akuzuarve tjerë. Sipas njoftimit, pas dëgjimit të Keshishevit, duhet të dëshmojnë babai i Vanja Gjorçevskës dhe Ljupço Palevski.
Në seancën e kaluar Keshishev tha se Pançen dhe Vanjën për herë të parë i pa pas postimeve në Fejsbuk për zhdukjen e tyre. Ai dëshmoi për grabitjet e tyre me ç’rast sipas përgjigjeve të tij për të njëjta kryesisht ka pasur rolin e rojtarit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit publik që kishin të bënin me komunikimet me të akuzuarit, motivet e të pandehurit dhe vetëdijen për seriozitetin e situatës, Keshishev pranoi se ishte i ndikuar nga Ljupço Palevski, por pretendoi se nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.
Në pyetjen e mbrojtësve të të akuzuarve tjerë, Keshishev dha detaje për lëvizjen e të akuzuarve në ditën e vrasjes së Pançe Zhezhovskit dhe theksoi se për herë të parë për babain e Vanjës e ka kuptuar kur është marrë në paraburgim.
Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.
Të Tjera
Faton Ahmeti: Azgan Haklaj shembull i gjallë i atdhetarit që dha gjithçka për idealin kombëtarë
Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka uruar veprimtarin e shquar Azgan Haklaj për dekoratën e merituar...
Kërcova në zi, një çift i ri mes tre të vdekurve në aksident
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në orën 20:55, në aksin rrugor që lidh Kërçovën me...
Azgan Haklaj nderohet në Tetovë. Ali Ahmeti: Figurë e ndritur e UÇK-së
“Sot në Tetovë nën organizimin e SHVL të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë...
Rrahje mes dy grave në Çair – u aksidentuan dhe filluan të rrihen
–Rreth orës 01:40 të mëngjesit sot, në territorin e Çairit të Shkupit, një konflikt i nisur nga një aksident trafiku...
Ahmeti: Nuk e zëvendësojmë askënd ne Qeveri, jemi për zgjedhje të parakohshme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë...
Ahmeti: Me Taravarin kam patur vetëm bisedë telefonike, nuk e zëvendësojmë askënd ne Qeveri, jemi për zgjedhje të parakohshme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë...
Average Rating