Ferizaj: Vritet një grua dhe plagoset i vëllai, autor dyshohet ish bashkëshorti

Read Time:44 Second

Një grua është vrarë dhe një burrë ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Mësohet se dorasi është ish-bashkëshorti i viktimës, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar  Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit.

Tutje, ai shtoi se i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

“Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.”

“Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, theksoi Veseli.

Telegrafi nga burimet e veta në Prokurori, ka mësuar se i dyshuari për vrasje është ish-bashkëshorti i viktimës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SHGM dhe SPGPM: PTHP të hedh poshtë kallëzimin e pabazuar penal të MPB-së ndaj gazetarit Saliu
Next post Ferizaj: 36 vjeçari e ktheu djalin në Qendrën Sociale dhe pas një debati qëlloi për vdekje ish partneren