
Taravari: Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin
Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së.
Taravari për ”CLickPlus” tha se edhe deputetët e tjerë nga koalicioni VLEN kanë komunikim me BDI-në.
“Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI.
Nëse jo me Ali Ahmetin?
Ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent. Edhe deputetët tanë në Kuvend kanë komunikim. Besoj edhe të Besës, jo që janë të izoluar. Unë nuk them se unë insistoj dhe se se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku janë 1.5 milionë e ku në Parlament janë 120 deputetë, është normale se do të komunikojnë”, tha Taravari.
Duke folur për zgjedhjet lokale dhe listat e këshilltarëve, Taravari ka vlerësuar se në Gostivar dhe Vrapçisht mund të fitojë që në rundin e parë.
“Unë e di se në Gostivar dhe Vrapçisht qëndrojmë relativisht mirë dhe me ndihmë të disa partive pak më të vogla mund të kalojmë në rund të dytë po se po, por edhe të fitojmë që në rund të parë”, tha Taravari./TV21/
Të Tjera
Stabiliteti qeveritar në pikëpyetje!
Pa deputetët e ASH-së së Arben Taravarit, shumica nuk siguron votat për ligjet që prekin shqiptarët. Deputeti Halil Snopçe thotë...
Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri jo opsion
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me...
Aksident i tmerrshëm në tunelin e Kalimashit, 2 nga të lënduarit janë shtetas të Maqedonisë
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Tunelin e Kalimashit në Kukës. Mësohet...
Një person në Tetovë sulmon fizikisht bashkëshorten
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër М.N.(42) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e...
Krisma armësh afër Bit Pazarit në Shkup, dyshohet për një të vrarë
Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Duqanxhik, afër Stacionit të Policisë Bit Pazar në Shkup. Sipas...
Mexhiti: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë
ZV.kryeministri i parë Izet Mexhiti takoi ambasadoren amerikane. “Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky...
Average Rating