Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

Read Time:1 Minute, 27 Second

Portali Rrjeti Ballkanik i Sigurisë njoftoi sot se, sipas raportit të titulluar “Gratë në Sistemin e Sigurisë 2024”, të përgatitur nga Balkan Defense Monitor, Ushtria e Serbisë ka numrin më të madh të grave në mesin e ushtarëve profesionistë në rajon, duke përbërë 18% të forcave aktive. Mali i Zi renditet në vendin e dytë me 16%, ndjekur nga Kroacia me 14% të grave në ushtri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti gjithashtu vë në dukje se Shqipëria ka arritur standardin e NATO-s prej 15% gra në numrin total të forcave të armatosura. Në Shqipëri, 21% e oficerëve dhe 13.5% e nënoficerëve janë gra.

Ndërkaq, në Bosnje-Hercegovinë, gratë përbëjnë 12% të ushtarëve profesionistë, ndërsa në Shqipëri kjo përqindje është 11%.

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka një numër shumë të lartë të grave në korpusin e oficerëve – 20%. Në nënoficerët janë 13% gra dhe nga gjithsej 35 kadetë të pranuar në Akademinë Ushtarake, 14 prej tyre janë vajza.

Megjithatë, raporti thekson se ka sfida në përfaqësimin joadekuat etnik dhe gjinor në forcat e armatosura të Maqedonisë së Veriut. Kritikët e përshkruajnë si problematikë faktin se numri i femrave shqiptare në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut nuk reflekton plotësisht strukturën etnike të shoqërisë, duke theksuar se vetëm 1.6% e ushtarëve profesionistë i përkasin komunitetit kombëtar shqiptar.

Megjithatë, raporti identifikon edhe sfida, si përfaqësimin joadekuat etnik dhe gjinor në forcat e armatosura të disa vendeve. Në Bosnje-Hercegovinë, për shembull, ndodhi një rast ku disa boshnjakë u ndalohej të mbanin hixhabin kur ishin me uniformë. Ministri i Mbrojtjes propozoi që grave fetare në ushtri të lejohej të mbanin shami që do të ishin “të të njëjtit material dhe ngjyrë si uniforma”, pas një padie për diskriminim nga ushtarja profesioniste Emela Mujanoviç.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Pendarovski: Nëse e anulojmë Marrëveshjen e Prespës, nuk do të jemi pjesë e NATO-s
Next post RMV: Tre avionë për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot aktiv në të gjithë territorin