A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

Read Time:1 Minute, 3 Second

Ngjarjet në Lindjen e Mesme gjithmonë kanë ndikim në rritjen e çmimit të naftës. Sulmi që Irani bëri ndaj Izraelit të shtunën tregojnë se sa shpejt mund të përshkallëzohen konfliktet në këtë rajon – duke ngritur shqetësime për furnizimet me naftë.

Sipas kryetarit të Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimoski, një pasqyrë më e qartë në lidhje me çmimin e derivateve në Maqedoninë e Veriut pritet në javën e ardhshme.

Sot do të merren vendime të reja për çmimin e derivateve, por Bislimovski thotë se sot nuk pret rritje serioze të çmimeve.

“Unë pres që nëse ky përshkallëzim rritet, nafta bruto (e papërpunuar) të shkojë mbi 100 dollarë, por këto janë ngjarje ku askush nuk mund të ndikojë. Nuk besoj se do të ketë ndryshime dramatike, të mëdha. Por java e ardhshme do të jetë vendimtare, duke pasur parasysh se disa rafineri që prodhojnë naftë, të cilat përbëjnë tetë deri në nëntë për qind të konsumit total në Evropë, janë goditur edhe në Rusi. Pra java e ardhshme do të jetë vendimtare, në cilin drejtim do të lëvizin çmimet e derivateve të naftës”, thotë Bislimoski.

Ekspertët për këtë çështje paralajmërojnë se mund të ketë rritje të reja të çmimeve të derivateve të naftës pas ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV: Arrestohen 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve
Next post Momente drithëruese nga Gaza! Ushtria izraelite qëllon në kokë një 5-vjeçare, fotoja ku vajza mbahet në krahë nga disa burra bën xhiron e botës