Osmani: Është pikërisht Serbia ajo që duhet ta votojë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Read Time:56 Second

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për media, u pyet në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se vendet që do ta përkrahin Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do t’i quaj vende partnere dhe jo mike. Osmani u shpreh se nuk mendon se mund të prishen marrëdhëniet duke dënuar vrasjen e 8375 civilëve të pafajshëm.

Ai tha se është pikërisht Serbia ajo që duhet të votojë këtë Rezolutë, që në të ardhmen mos të përsëritet.

“Mendoj se posaçërisht për Serbinë është e rëndësishme që ta votojë këtë Rezolutë më qëllim faktet të jenë të pranuara dhe të promovuara për shkak se të gjitha vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Përderisa mohohet dhe nuk pranohet, mundësia për tu përsëritur është e mundshme. Për këtë shkak, i bëj thirrje posaçërisht Serbisë ta votojë këtë Rezolutë, por u bëj thirrje edhe të gjithë anëtarëve të tjerë të OKB-së ta votojnë. Nuk mendoj se marrëdhëniet me çdo shtet mund të prishen për shkak së dënojmë gjenocidin dhe vrasjen e 8.375 civilëve të pafajshëm”, deklaroi Bujar Osmani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Momente drithëruese nga Gaza! Ushtria izraelite qëllon në kokë një 5-vjeçare, fotoja ku vajza mbahet në krahë nga disa burra bën xhiron e botës
Next post “6 policë burgjesh dyshohet se i mundësuan arratisjen një të dënuari për vrasje”, Prokuroria me detaje rreth aksionit të sotëm