Punonjësit e Malit Sharr trajnim nga SHBA për shuarjen e zjarreve
Një grup nga Shërbimi i Pyjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit ka qëndruar në Tetovë për të bërë trajnimin e punonjësve të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” në lidhje me shuarjen e zjarreve, të cilat së fundmi janë shpeshtuar në këtë rajon.
Drejtori i PK “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari tha se “nga këto shërbime ne morëm orientime apo njoftimin se si të ballafaqohemi me zjarret të cilat muajin e fundit kanë qenë shumë aktive në Malin Sharr, janë djegur mbi 400 hektarë… kanë sjellë shumë dëme në biodiversiteti”.
Dehari mes tjerash tha se Parku Kombëtar ka nevojë për mjete më të sofistikuara në këtë drejtim.
Ndërsa nga ana tjetër, Shanon Maknamera, menaxhere programi Zyrën e Programeve Ndërkombëtare të Shërbimit të Forcave të SHBA-ve tha se kjo zyrë “është krenare që është partnere dhe mbështet menaxhimin e emergjencave dhe luftëtarët e zjarreve në Maqedoninë e Veriut”.
Kujtojmë që para disa ditëve Mali Sharr u përfshi nga një zjarr i cili për shkak të terrenit të vështirë malor vështirësoi punën e autoriteteve për ta fikur të njëjtin, ndërkaq iu afrua për rreth dy kilometra edhe fshatit Sellcë.
Autoritetet vazhdimisht bëjnë apele te qytetarët që mos të ndezin zjarre në natyrë, pasi shkaku për zjarret në të shumtën e rasteve janë njerëzit. Por, këto apele qytetarët shumë pak i dëgjojnë pasi zjarret në male janë bërë thuaj se përditshmëri për vendin dhe dita ditës shtohen.
Ndërsa në vitet e fundit askush nuk ka mbajtur përgjegjësi apo është dënuar për veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll”. Sipas të dhënave nga Gjykata Penale për këtë vepër për vitin 2022, 2023 dhe deri në prill të 2024, nuk ka aktgjykime për këtë vepër sepse nuk është parashtruar aktakuzë apo propozim akuzë nga ana e Prokurorisë Publike.
Sipas Raportit statistikor vjetor të Entit Shtetëror të Statistikave, të publikuar vitin e kaluar në muajin dhjetor, dëmet e shkatuara nga zjarret në pyje janë shumë të mëdha.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating