Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditën e lirë gjatë zgjedhjeve

Read Time:57 Second

Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë të lira për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre.”

“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ndryshe, Ministria e Arsimit pas vendimit të Qeverisë, njoftoi se ditët e humbura në procesin arsimor do të duhet të zëvendësohen gjatë fundjavës. Kjo shkaktoi reagim nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, prej ku i kërkuan ministrisë që ta tërheq këtë vendim.

Theksojmë që me vendim të Qeverisë ditët e zgjedhjeve 24 prilli dhe 8 maji janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët në vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Në këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar
Next post KSHZ Maqedoni: Votimi në burgje zhvillohet pa probleme