KSHZ Maqedoni: Votimi në burgje zhvillohet pa probleme

Read Time:1 Minute, 27 Second

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton se votimi për zgjedhjet presidenciale në 14 institucionet ndëshkuese përmirësuese (INP) në vend po zhvillohet pa probleme.

“Sot në qendrat e votimit në 14 INP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 votues. Të gjitha qendrat e votimit në INP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri më tani, votimi ka vazhduar pa probleme”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në INP ku janë regjistruar për të votuar dhe aplikimet e të cilëve janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Të drejtën e votës në të vetmen qendër për personat e zhvendosur brenda vendit do ta ushtrojnë dy votues që identifikohen si të zhvendosur brenda vendit.

Votimi në Shtëpinë për të moshuar “Kiro Kërsteski – Platnik” në Prilep për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale po vazhdon pa probleme.

Këshillat zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të mundësojnë votimin e personave të sëmurë ose të pafuqishëm, të cilët kanë dorëzuar dokumentacion përkatës deri tek komisionet komunale zgjedhore. Të drejtën e votës në banesat e tyre do ta ushtrojnë 6935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë apo të pafuqishëm.

Në Listën Zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale janë regjistruar gjithsej 1.814.317 zgjedhës me të drejtë vote.

KSHZ-ja informon se ka një interesim të madh për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve nga organizatat dhe mediat vendore, të huaja dhe ndërkombëtare.

KSHZ-ja deri më tani ka lëshuar akreditime për vëzhgim për 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditën e lirë gjatë zgjedhjeve
Next post Myftinia e Tetovës: Myftinia fantazmë e Tetovës ka përvetësuar fitrat