Ali Ahmeti mesazh Mickoskit: Unë ngre vetëm ”telefona të kuq” – s’kam nevojë për emisarë!
Gjatë një tubimi në Dibër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i është përgjigjur Mickoskit, lidhur me pretendimet e tij, se po dërgohen emisarë për të negociuar me VMRO-DPMNE-në që BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
“Hristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë. Mua për 22 vjet më ka votuar populli” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ali Ahmeti zbuti retorikën duke i bërë thirrje Mickoskit që vendi të orientohet drejt vlerave evropiane.
“T`i harrojmë muzikat e së kaluarës. Një shtet i NATO-s ka përgjegjësi morale, shtetërore. Nuk bëhet hajgare me deklarata të tilla – Më paska çu Ali Ahmeti emisarë. Unë vetëm “telefon të kuq” ngrej, s`kam nevojë për emisarë” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ali Ahmeti edhe një herë u shpreh se UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë nga ndarja dhe se oponentët politik nuk duhet të shqetësohen nga brohoritjet për UÇK-në. Madje, ai zbuloi prapaskena të vitit të trazuar 2001.
“Unë e kam patur në dorë propozimin e qeverisë së atëhershme për ndarjen e Maqedonisë dhe ky ka qenë momenti më i vështirë i imi për të marrë vendime. Nuk kam qenë udhëheqësi i një klubi, as nuk kam qenë udhëheqës dhe dirigjent artistik. 12.000 ushtarë kam patur” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti përmendi edhe retorikën e plasuar në opinion kundër Korridorit 8.
“Ai Korridor nuk ndërtohet në Shqipëri të Madhe, por ndërtohet në RMV. Por, çfarë faji kemi ne që ky Korridor lidh Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin. Kështu lidhen rrugët, kështu lidhen kombet” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Nuk la anash edhe betejën anti-korrupsion, duke u bërë thirrje dy forcave kryesore politike maqedonase që të votojnë vettingun.
“Pse nuk bëhen të guximshëm edhe LSDM dhe VMRO. Qe katër vjet kemi propozuar ligj për vettingun. Mbi pastërtinë e figurave politike dhe ekzekutive. Duke filluar që nga unë e deri të funksionari më i vogël” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ai tha se në zgjedhjet e 8 majit votohet për integrim apo izolim, por u shpreh I bindur se Fronti Evropian do të jetë fitues i zgjedhjeve kurse populli do të vendos se kush do të jetë pjesë e Qeverisë. /tvklan.mk/
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating