U kapën me 599 dokumente të falsifikuara, arrestohen në Greqi dy shtetas të RMV-së

Read Time:45 Second

“Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u arrestuan në Greqi dhe më pas u dënuan me burg, pasi policia greke gjatë bastisjes të së premtes në pikën kufitare të Dojranit iu gjeti 599 dokumente të falsifikuara bosh”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Policia greke bëri të ditur se dy personave të arrestuar i’u gjetën gjithsej 440 dokumente bosh (karta identiteti, patentë shoferi, leje qëndrimi) nga vende të ndryshme evropiane.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera bosh, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.

Agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” raportoi se Gjykata Penale në Kukous i shpalli fajtorë të dy të arrestuarit për falsifikim dhe komplot për përfitime ekonomike dhe i dënoi me pesë vjet burg.

Sipas “ANA-MPA”, dy të akuzuarit nuk kanë bërë të ditur detaje nga aktivitetet e tyre gjatë seancës dhe janë mbrojtur duke heshtur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV: Ulen çmimet e derivateve të naftës
Next post VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë – Fronti Europian e quan provokim: Opozita shqiptare të zgjedhë një datë tjetër