VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë – Fronti Europian e quan provokim: Opozita shqiptare të zgjedhë një datë tjetër
Dy taboret shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin e Tetovës, në të njëjtën datë dhe orë dhe për këtë ka reaguar Fronti Europian.
Fronti Europian janë shprehur të shqetësuar për siç thonë, vendimin e papritur të opozitës për tubimin përmbyllës dhe shtojnë që përveç shkeljeve të parimeve, është edhe provokim.
“Ky veprim i opozitës, i cili u bë publik vetëm sot, nuk është vetëm një shkelje e qartë e parimeve të mirëkuptimit dhe koordinimit që duhet të mbizotërojnë në aktivitetet politike, por gjithashtu paraqet një provokim të panevojshëm që mund të rrezikojë sigurinë dhe qetësinë publike”, thotë Fronti Europain.
Ata kërkojnë nga opozita rishikimin e vendimit dhe të vendosin për një datë tjetër të aktivitetit në Tetovë.
“Ne kërkojmë që opozita të rishikojë vendimin e tyre dhe të zgjedhë një datë tjetër për aktivitetin e tyre, në mënyrë që të dyja palët të mund të shprehin lirshëm dhe pa pengesa qëndrimet dhe programet e tyre. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në tubimin tonë, dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje të qetë dhe të përgjegjshme që respekton të drejtat dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve”, thuhet në reagim.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating