Cilët e paraqitën të parët tubimin në Tetovë? “Njëra palë duhet të tërhiqet”!
A ka mundësi ligjore dhe hapësinore, që dy ngjarje që supozohen të jenë të mëdha, tubimet përmbyllëse të dy taborëve politike shqiptare, të mbahen në një vend, në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë?!
TV21 pyeti në Polici se a është e vërtetë se më 6 maj 2024, në ora 20:00 do të mbahen dy ngjarje në sheshin “Iliria” në Tetovë?
Edhe pse zyrtarisht nuk duan të deklarohen, TV21 mëson se të parët që kanë paraqitur ngjarjen ka qenë Fronti Europian, më 12 prill 2024, ndërkaq VLEN më 22 prill 2024.
Pjesëtarë të dy taborëve tashmë kanë promovuar ngjarjen si gjë të kryer, por nga Policia thonë se ende nuk janë definitive. Do të thotë nuk ka një miratim se do të mbahen dy tubime.
“Njëra palë duhet të tërhiqet”, thotë burimi duke shtuar se për këtë çështje do të duhet të sjell vendim edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja për Siguri Publike.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating